KreuStil Jetese

“Dashuri e përhershme”, Cristiano Ronaldo na zbukuroi ditën me foton e tij me të bijën!

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pak ditë më parë bënë me dije se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli.

Së fundmi ylli portugez ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një fotografi shumë të bukur me të bijën, duke na emocionuar të gjithëve.

“Dashuri e përhershme”, ka shkruar ai përkrah fotografisë e cila na zbukuroi Instagramin këtë të shtunë.

Pak ditë më herët ai publikoi një fotografi familjare me partneren dhe fëmijët e tij, teksa krah saj shkruante, “Shtëpi e ëmbla shtëpi! Gio dhe vajza jonë janë më në fund me ne. Duam t’ju falenderojmë të gjithëve për gjestet dhe fjalët e përzemërta! Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne e ndjemë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën e re që kemi mirëpritur në këtë botë”.

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF