Arsyeja, një dhuratë! Si nisi sherri i vëllezërve Prifti dhe Flori Mumajesit!

Një dhuratë paska qenë arsyeja e sherrit mes vëllezërve Endri dhe Stefi Prifti dhe Flori Mumajesit, me të cilin duket se nuk ruajnë prej vitesh një raport të mirë. Dy vëllezerit rrëfyen ne ‘Glamour Zone’ hatërmbetjen mes tyre dhe kantautorit Mumajesi.

Në plan paska qenë një bashkëpunim pasi Flori u kishte bërë dhuratë një këngë të cilën ata për motive familjare, por edhe për shkak të neglizhencës e kanë shtyrë me një vit si projekt, e Flopri është mërzitur nga kjo gjë dhe ia ka dhënë këngën dikujt tjetër.

“Kanë kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera. Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive.

Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh. Flori na kishte bërë një këngë dhuratë, na pëlqeu shumë. Por duhej realizuar. Për arsye familjare kjo këngë u shty për shumë kohë, e kaloi vitin. Kur unë dhe Endri u rikthyem në botën tonë artistike, kishim planifikuar ta fusnim këtë këngë në albumin tonë. Por ai ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër dhe këtu pati një hatërmbetje nga të dyja palët. Por nuk ishim kaq aktiv dhe ta respektonim kohën krijuese.”– u shpreh Stefi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article