Ylli i “Aquaman and the Lost Kingdom” Jason Momoa dhe Lisa Bonet njoftuan me anë të një postimi në rrjetet e tyre sociale se kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre.
E teksa u përfol edhe për një rikthim mes tyre pasi ata njoftuan ndarjen, bëhet e ditur se aktori i njohur Jason Momoa ka gjetur një tjetër partnere dhe nuk është më me Lisa Bonet.
Sipas People, Momoa ka gjetur sërish dashurinë dhe thuhet se është në një lidhje me aktoren Eiza Gonzalez.
“Ata janë duke u takuar. Ai kujdeset për të. Ai është në një vend të mrekullueshëm, duke punuar për Fast X. Ata të dy janë të zënë me punë por po kalojnë kohë të bukur së bashku. Nuk është ende asgjë serioze”, tha burimi për raportin mes Momoas dhe Eiza Gonzalez.

Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 15 maj 2022

Stil Jetese
ItalEstetik, qendra estetike më e re në Tiranë!










Stil Jetese
Jeni ftuar në një dasmë? Ja cfarë të vishni!







