KreuStil Jetese

Një fëmijë i katërt? Florjan Binaj zbulon nëse është gati të zgjerojë familjen!

Aktori i njohur Flor Binaj ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne “Në kurthin e Piter Pan, ku u intervistua gazetarët e vegjël, protagonistët e programit.

Aktori është baba i tre fëmijëve, Krena, Glauk dhe Vjosa, por gjatë programit ai la të kuptuar se dëshiron një fëmilje të madhe dhe pse jo edhe një fëmijë të katërt.

Vetëm pak muaj më parë ai dhe bashkëshortja u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Vjosa, pasi Flori ka një histori të lidhur me këtë lumë.

Pyetjes së fëmijëve se ç’emër do të kishte një djalë në familjen e tij (Osum, mbase), Flori tha, “Pse jo? Fjala jote në vesh të Perëndisë! Nuk është e thënë që të ketë patjetër emër lumi, mund të jetë emër deti, mali, etj., por me rëndësi është të mos kemi turp t’u vendosim fëmijëve emra shqiptarë”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF