5 llojet e ushqimeve dietike që duhet të blini!

Sipas dietologëve hapi i parë drejt një trupi të shëndetshëm është ushqimi që konsumoni çdo ditë. Një regjim i mirë duhet të përmbajë të paktën 5 produkte ose ushqime dietike të cilat përfshihen në receta të përditshme, thote AgroWeb. Ai sugjeron  5 produkte dietike që mund t’i konsumoni në çdo moment gjatë regjimit tuaj.

  1. Reçel dietik

 Reçeli konsumohet në mëngjes, në një vakt të shpejtë gjatë ditës apo në ëmbëlsira të ndryshme. Megjithëse një produkt i ëmbël, nëse zgjidhni të duhurin, ju mund të konsumoni reçel çdo ditë.

  • Drithra

Drithrat janë pjesë e pandashme e regjimit ushqimor dhe larmishmëria e tyre është e madhe. Ju mund të zgjidhni një vakt të lehtë me quinoa, thjerrëza, kuskus, hikërr apo bishtajorë.

  • Qumësht

Nëse jeni në dietë nuk keni pse hiqni dorë nga qumështi, por ta zëvendësoni atë. Në këtë pikë për të mbajtur trupin në formë duhet të zgjidhni qumësht orizi, qumësht lajthish, qumësht bajamesh. Këto lloje qumështi përmbajnë jo më shumë se 100 kalori për çdo porcion dhe shumë pak karbohidrate. Kjo i bën ata perfekt për t’i shijuar kur mbani dietë apo një regjim ushqimor.

  • Kefir

Kefiri është një nga produktet më të kërkuara të momentit për të gjithë ata që i janë përkushtuar jetesës së shëndetshme. Kefiri është një probiotik natyral dhe një mënyrë e mirë për të humbur në peshë. Kjo sepse përmban  kalcium vitaminë K2, B2,B12 të cilat ulin kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

  • Bukë integrale

 Buka është një pjesë e përditeshme e regjimit ushqimor, prandaj duhet të jetë gjithnjë e shëndetshme e dietike. Në këtë mënyrë jeni më të mbrjotur nga kilogramët e tepërt.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article