Këmisha e kaltër: Klasike e modes, por këtë sezon mbahet ndryshe!
Një element i vyer i veshjes klasike, këmisha e kaltër këtë sezon duhet mbajtur pak më ndryshe: Jo më e lirshme dhe e bollshme, por e mbledhur në bel e madje me raste, edhe asimetrike. Është e lehtë ta kombinosh, pasi duket po aq bukur sa në një veshje pak më serioze që përfshin dhe ndonjë takim të rëndësishëm, aq edhe për dalje për argëtim.