Nuk e ka pritur mirë Ilir Shaqiri deklaratën e Tan Bramës se e telefonte apo i shkruante vetëm për interes. Ish banori i “Big Brother VIP”, tha se balerini nuk e pyeste as për familjen por pyeste vetëm kur i duhej atij.
Balerini, fitues i BB VIP ka vendosur të mos e lërë ish banorin tjetër të shtëpisë së famshme pa replikë.
Panorama Plus ka publikuar mesazhet mes Tanit dhe Ilirit, ku ky i fundit pretendon se kanë pasur komunikim. “Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam pasur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”- i shkruan Tani.
Por, mesa duket, fituesit të “Big Brother VIP”, nuk i del inati ndaj koreografit. Ai ka publikuar një thënie krahas një fotoje të tij, ku thuhet: “Respektoni ziliqarët tuaj. Ata janë në fakt personat që mendojnë se jeni më i mirë se ata.”




Horoskopi ditor, e diel 12 qershor 2022






Zen House/ Rino trupin dhe shpirtin!







Kim Kardashian flet për humbjen e saj në peshë!


Horoskopi ditor, e diel 5 qershor 2022!
