Një nënë 51-vjeçare, Chalise Smith, i ka dhënë vajzës së saj dhuratën më të madhe të jetës.
Kur e bija, 25-vjeçarja Kaitlyn Munoz, u përball me çështjen e inferlitetit, nëna e saj vendosi të bëhej nëna surrogate e fëmijës së vajzës së saj. Mjekët e këshilluan të renë Munoz që të mos lindte më kurrë pasi u diagnostikua me endometriozë dhe më vonë me sindromën Sjögren.
Nëna e saj ka rrëfyer për Fox 13 frikën që kishte për të mbajtur fëmijën, por siç tregon 51-vjeçarja ka qenë një nga shtatzënitë më të lehta, “Dhe për të qenë 100% e sinqertë, ishte një nga shtatzënitë më të lehta. Ka pasur shumë gjatë shtatzënisë që më thonin se sa e vështirë do të ishte të dorëzoja fëmijën pasi e mbajta atë për nëntë muaj brenda meje, por nuk ishte kështu. E dija që në fillim se ky nuk ishte fëmija im. Kjo ishte një dhuratë për vajzën time që ajo nuk mund ta bënte për vete. Unë do të bëja gjithçka për cilindo nga fëmijët e mi”.
Ajo solli në jetë mbesën e saj, Alayna Kait-Chalise Munoz, e cila lindi e shëndetshme në një spital në Utah më 17 maj.
Menjëherë pas lindjes, nënë dhe bijë ndanë përvojën në Instagram, “Mamaja ime është një engjëll i vërtetë”, tha 25-vjeçarja, ndërkohë Smith shkroi, “Asnjëherë nuk e kam menduar se do të përjetoja diçka të tillë apo do të kisha një fëmijë në moshën 51-vjeçare!”.
Për mediat e huaja, 25-vjeçarja tha se nëna e saj i kishte sjellë dhuratën më të madhe në jetë, Alaynan, “Unë dhe mamaja ime kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë; ajo është shoqja ime më e mirë. Mamaja ime bëri shumë gjëra për mua që unë nuk mund t’i bëja për veten time, dhe 25 vjet më vonë ajo bëri diçka që unë nuk mund ta bëja përsëri për veten time. Ajo më solli dhuratën më të madhe: Alayna”.



Zen House/ Rino trupin dhe shpirtin!







Kim Kardashian flet për humbjen e saj në peshë!


Horoskopi ditor, e diel 5 qershor 2022!







