Sakrificat për t’u dukur bukur janë nga më të ndyshmet deri tek ato më ekstremet. Kështu e kanë quajtur fansat edhe rrëfimin më të fundit të Kim Kardashian.
Ylli Kim Kardashian pranoi se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa do kjo e mbante atë të re dhe të bukur. Në intervistë për The New York Times e cila u botua të mërkurën, Kim u pyet se çfarë do të bënte për të qenë e bukur gjithmonë. Ajo pranoi se do të bëntë gjithçka që të ishte e re.
“Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund,”-tha ajo me shaka.
Sipas Page six, ndërkohë menjëherë pas publikimit të intervistët një lum komentesh qarkulloi në rrjetet sociale. Pasi ajo konfirmoi se tashmë do të ketë një linjë për kujdesin e lëkurës e cila do të dalë në treg këtë muaj, shumë komentues u tallën me të duke e pyetur nëse produktet e Skim janë të përbëra nga jashtëqitjet.
“A është jashtëqitja përbërësi aktiv në SKKN?”-shkruan një komentues.
Kim Kardashian nuk ka reaguar ndërkohë po shijon romancën me komedianin Pete Davidson pas ndarjes me reperin Kanye Ëest me të cilin ka edhe katër fëmijë.





10 gjërat që e bëjnë një femër jo tërheqëse!




Horoskopi ditor, e diel 29 maj 2022


Horoskopi ditor, e shtunë 28 maj 2022




Babai i Meghan Markle pëson goditje në tru!



Cryptic Haute Parfumerie – Smell Like A Lady

