KreuStil Jetese

Mami apo babi? Orinda zbulon fjalën e parë që ka thënë Atara!

Orinda Hyska dhe Turjan Hyska janë duke e shijuar pafund prindërimin, dhe këtë e tregojnë më së miri edhe në postimet e bukura që bëjnë me të voglën e tyre, Atarën.

Moderatorja është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram dhe së fundmi ka realizuar dhe një bashkëbisedim me ndjekësit.

Padyshim të shumta kanë qenë pyetjet për Orindën në lidhje me udhëtimin e parë që ajo ka bërë më të bijën, por nuk ka munguar as kurioziteti i madh se cilën fjalë Atara ka thënë të parën, “mami apo babi”.

Mami Orinda shumë entuziaste ka zbuluar se fjala e parë që Atara ka thënë është “Ma”, gjë për të cilën Turjani mund të ndihet pak xheloz..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF