Pas lidhjes së Donaldit me Beatrix brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, një nga personat që reagoi më keq ishte Semi Jaupaj, e cila është mike e ngushtë e Bora Zemanit.
Së fundmi pasi Donaldi dhe Bora u panë së bashku në sfilatën e Valdrin Sahitit, mesa duket marrëdhëniet janë rregulluar edhe me shoqen e saj Semi Jaupajn.
Këtë na i ka treguar vetë aktori me anë të një videoje në rrjetin e tij social Instagram, ku teksa ai po fton ndjekësit që të ndjekin programin e tij këtë të premte, Semi e pyet nëse ka karikues, duke na lënë të kuptuar që këngëtarja do të jetë e ftuara e kësaj jave në programin “Më lër të flas” dhe marrëdhëniet mes tyre tashmë janë rregulluar.
Kujtojmë që Semi Jaupaj para pak muaj publikoi këngën “Mos u kthe” e cila u komentua si një dedikim për historinë Donaldit dhe Borës, sikurse ndodhi edhe me këngën e publikuar këtë të mërkurë të titulluar “Ani” .


Modelja e njohur, shtatzënë për herë të parë!





Bora ‘shkriu’, dhe fotografohet pranë Donaldit?!



Horoskopi ditor, e diel 15 maj 2022

ItalEstetik, qendra estetike më e re në Tiranë!








