Victoria Beckham në një intervistë për revistën “Grazia” ka folur për veten në një mënyrë shumë intime, për familjen e saj, për martesën spektakolare të djalit të saj të madh dhe për vështirësitë si sipërmarrëse pas pandemisë.
Ajo ka ndarë detaje nga aventura e saj e re e modës, “VB Body dedikuar grave që janë të vetëdijshme dhe krenare për trupin e tyre, të cilat vishen për veten e tyre, por edhe duan të admirohen nga ata që duan”, siç i ndodh asaj, pas 23 vitesh martesë, me ish-futbollistin David Beckham.
Victoria Beckham është shprehur se dëshira për të qenë e dobët është një “qëndrim i modës së vjetër”, pasi kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj duke mbajtur një fizik jashtëzakonisht të hollë.
“Është një qëndrim i modës së vjetër, dëshira për të qenë vërtet e dobët. Mendoj se gratë sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjinj dhe të pasme. Sa më e lakuar të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia ‘VB Body”, tha ajo.


Bora ‘shkriu’, dhe fotografohet pranë Donaldit?!



Horoskopi ditor, e diel 15 maj 2022

ItalEstetik, qendra estetike më e re në Tiranë!










Jeni ftuar në një dasmë? Ja cfarë të vishni!



