KreuStil Jetese

Foto/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj qenkan martuar që në 2019-n!

Këngëtarja e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prej vitesh po jetojnë një histori shumë të bukur dashurie.

Së fundmi ata kanë publikuar disa fotografi të ëmbla ku këngëtarja shihet e veshur me të bardha dhe Genci me një kostum dhëndri teksa ndodhen në mes të një lëndine.

Ajo që i befasoi të gjithë është fakti që dy artistët e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në vitin 2019. Këtë e bëri të ditur Eni në shkrimin përkrah fotove të publikuara, “Zoti dhe Zonja Prelvukaj, të martuar që prej vitit 2019”.

Eni dhe Genci kanë preferuar ta mbajnë shumë private jetën e tyre personale, teksa rrallë herë ndajnë me fansat e tyre momente të veçanta. Kujtojmë që këngëtarja është përfolur tashmë se është në pritje të fëmijës së tyre të parë por deri më tani nuk ka ende asnjë reagim nga ana e saj.

 

 

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF