KreuCelebrity

Pas 9 vitesh martesë, modelja e njohur shtatzënë për herë të parë!

 

Ajo do të mbahet mend si një ndër modelet e para, e cila u bë shumë e suksesshme, ndonëse nuk ka përmasa 60-90-60.

Ashley Graham, modelja me forma të kolme që numëron më shumë se 8 milion ndjekës në instagram, ka ndarë pak orë më parë lajmin e bukur se së shpejti ajo dhe bashkëshorti Justin Ervin do të bëhen prindër për herë të parë.

 

 

Nine years ago today, I married the love of my life. It has been the best journey with my favorite person in the world! Today, we are feeling so blessed, grateful and excited to celebrate with our GROWING FAMILY! Happy anniversary, @mrjustinervin ❤️ Life is about to get even better. ?

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham) on

“Sot 9 vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë rrugëtimi më i bukur me personin tim të preferuar. Sot, ndihem po kaq e bekuar, mirënjohëse dhe e ngazëllyer për të festuar me familjen tonë që po rritet. Gëzuar përvjetorin Justin Ervin. Tani jeta jonë do të bëhet dhe më e bukur”, ka shkruar ylli i pasarelave nën një video teksa çifti tregon barkun e rrumbullakosur të Ashley.

 

Duket se modelja ka dashur ta mbajë  për vete lajmin e shtatzënisë, duke e shijuar privatisht pritjen e ëmbël, dhe vetëm tani që duket se është në javët e fundit ajo e ndau lajmin e bukur edhe me ndjekësit.

Çifti ka 9 vite i martuar, ndaj një bebe në familjen e tyre ishte mëse i mirëpritur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF