KreuStil Jetese

Dua Lipa, pjesë e filmit të famshëm!

Ylli britanik me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar se nuk njeh limite sa i përket karrierës së saj si këngëtare, por duket se ajo synon edhe Hollivudin.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare mori një rol në filmin Barbie përballë Margot Robbie. Dua, e cila do të bëjë debutimin e saj si aktore në thrillerin Argylle, po përgatitet për rolin e saj të radhës në filmin Barbie që po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Dua po bën bujë si në muzikë, ashtu edhe në filma. Ajo me të vërtetë bëri përshtypje në Argylle dhe u përhapën fjalë rreth Hollivudit se sa e mirë ishte. Tani ajo i është bashkuar kastit të Barbie së bashku me emra të mëdhenj, përfshirë Margot, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan.

Edhe pse Argylle është një film i madh në vetvete, Barbie do të jetë një pjesë e rëndësishme për Duan, sepse ka kaq shumë zhurmë rreth tij. Dua po dëshmon se ka shumë më tepër për të dhënë sesa thjesht të qenit një yll popi. Atë e pret një e ardhme emocionuese në filma”, tha një burim i brendshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF