
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka mohuar pretendimet se ai e ka prekur dhe ekspozuar veten para një punonjëseje të kompanisë së tij të raketave SpaceX, 6 vjet më parë. Një raport në gazetën Business Insider të enjten supozoi se SpaceX i kishte paguar ish-stjuardesës 250,000 dollarë për të tërhequr kallëzimin. Si pjesë e marrëveshjes, ajo nuk u lejua ta padiste kompaninë ose të fliste për incidentin e supozuar.
“Ato akuza janë krejtësisht të pavërteta”, shkroi Musk në Twitter.
Ai i tha Business Insider se artikulli ishte sajuar “për arsye politike”.
Themeluesi i SpaceX sugjeroi se artikulli kishte për qëllim të ndërhynte në blerjen e Twitter-it dhe të keqpërdorte ndryshimin e tij të fundit në politikë. Musk kishte përdorur Twitter-in për të njoftuar se “nuk mund ta mbështesë më Partinë Demokratike”, duke thënë se ka në plan të votojë për republikanët në zgjedhjet e ardhshme.
Në artikullin e Business Insider thuhet se Musk kishte ekspozuar organet gjenitale, i kishte prekur këmbën pa pëlqim stjuardesës dhe i ofroi t’i blinte një dhuratë nëse ajo do të “bënte më shumë” – duke iu referuar kryerjes së akteve seksuale. Revista citoi një mikeshë anonime të stjuardesës.
Në një seri postimesh në Twitter, Musk pretendoi se mikesha e cituar në raport ishte “një aktiviste/aktore e majtë në Los Anxhelos” që gjithçka po e bënte për arsye politike. Ai e sfidoi atë të verifikonte pretendimet duke përshkruar pjesët intime të trupit të tij.
Nicholas Carlson, kryeredaktori i revistës, mbrojti punën e medias së tij, duke shkruar në Twitter:
“Ne i qëndrojmë historisë sonë, e cila bazohet në dokumente dhe intervista, dhe flet vetë”. Aksionet në kompaninë së Musk, Tesla, ranë të premten.


Horoskopi ditor, e diel 22 maj 2022




Mirë se vini në parajsën e Aross Hotel!

Disa fakte për markën e luksit ‘Etro’!

Kledi Hysa dhe Evi Reçi në një lidhje dashurie?!

Dua Lipa, pjesë e filmit të famshëm!

VIDEO/ Pajtohen Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj!


Modelja e njohur, shtatzënë për herë të parë!





Bora ‘shkriu’, dhe fotografohet pranë Donaldit?!


