KreuStil Jetese

Klea Huta vendos Elgitin para zgjedhjes: Ose me binjakët, ose me mua

Moderatoja e njohur Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Së fundmi këngëtari ka qenë shumë i angazhuar kohët e fundit me koncerte dhe një pjesë të mirë të kohës ka qenë në shoqërinë e vëllezërve Veshaj.

Ata kanë qenë të ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, dhe Klea e lodhur nga kjo situatë dhe plot të qeshura i ka kërkuar të shoqit të bëjë një zgjedhje mes tyre.

“E vërteta është që bashkëshortin tim nuk e shoh më në shpi jo vetëm për shkak të koncerteve por për shkak të këtyre të dyve, ia kam thënë shumë shpesh që do të firmosësh diçka, dhe sot i kam sjellë letrën e divorcit. I kam thënë që nëse e nënshkruan letrën do të ndahesh me mua dhe do të rrish me ata të dy, nëse nuk e nënshkruash do të rrish me mua”, u shpreh ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF