KreuStil Jetese

Virale në TikTok, Rudina Magjistari ka një përgjigje: Më pëlqen të them batuta

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun Rudina Magjistari ka qenë e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku është intervistuar nga gazetarët e vegjël.

Ajo është çdo ditë në ekran, ama intervistat e saj janë të rrallë, ndaj kërshëria ishte e madhe për të dëgjuar moderatoren teksa u përgjigjej me sinqeritet përgjigjeve të fëmijëve.

Teksa Rajna e pyeti, “Unë Rudinën e kam parë në TikTok dhe kam parë që njerëzit qeshin me të, por pse qeshin se unë nuk e kam kuptuar?”, Rudina tha,

“Qeshin ndoshta sepse unë kam dëshirë që t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen që të them batuta. Më pëlqen që të bëj ndonjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen që t’i ngacmoj të ftuarit, nganjëherë edhe mund të ngatërrohem si çdo njeri në këtë botë. 12 vite para ekranit, çdo njeri edhe mund të ngatërrohet”.

Teksa më tej shtoi, “Më pëlqen që t’i them gjërat shumë natyral. Kjo ka qenë një ndër filozofitë e mia të të punuarit. Dua të jem shumë e vërtetë dhe shumë natyrale dhe dua që gjërat të ndodhin natyrshëm”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF