KreuStil Jetese

Një rast i dyshuar me Linë e Majmunëve në Kosovë!

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se një pacient dyshohet se është i infektuar me Linë e Majmunëve.

Pacienti është hospitalizuar mbrëmë pranë Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe momentalisht është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

“Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Bëhet e ditur se pacienti rreth 70-vjeçar nga komuna e Dragashit është i izoluar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF