KreuStil Jetese

Pas tre vjetësh, çifti i njohur i jep fund fejesës!

Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Lajmin e konfirmoi këngëtari italian me anë të një postimi në rrjetin e tij social, “I uroj vetëm më të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua”.

Burime pranë People bëjnë me dije që dyshja u nda miqësisht, “Oraret e tyre kontradiktore çuan në një kohë të gjatë larg, që përfundimisht rezultoi në ndarje”.

Mascolo, 28 vjeç, i propozoi Thorne, 24 vjeçe, në mars 2021 pas gati dy vitesh lidhje. Të dy filluan së pari të shoqëroheshin në prill 2019, disa ditë pasi Thorne njoftoi ndarjen e saj nga reperi Mod Sun.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF