KreuStil Jetese

Zen House/ Rino trupin dhe shpirtin!

Të gjesh qetësinë mendore, trupore dhe shpirtërore jo gjithmonë është fort e lehtë, aq më tepër në mesin e angazhimeve të shumta që secili prej nesh ka..

E ndërkohë që mund t’ju duket e pamundur, “Zen House” ka menduar që të t’u vijë në ndihmë me shërbimet fantastike dhe të pakrahasueshme që ofron. Zen beson fort te kombinimi unik i shkencës dhe prekjes njerëzore për të ruajtur balancën e bukurisë.

“Zen House”, tempulli i mirëqenies, është krijuar në shtator të vitin të kaluar me një qëllim inovativ dhe ndryshe nga sa tregu ofronte deri në ato momente.

Diferenca e kësaj klinike është mëse e dukshme për këdo që e viziton për herë të parë, pasi aty përveç dermoestetikes, do të gjeni edhe disiplina të tjera siç janë kiropraktika dhe mjekësia natyropatike.

“Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për të ardhmen është të kujdesesh për momentin e tanishëm”, është kjo filozofia e cila udhëheq misionin e Zen House.

Në Zen do të gjeni teknologjitë më inovative dhe të sigurta, por vetëm kaq nuk do të mjaftonte pa përkushtimin dhe ndjekjen individuale të çdo rasti dhe pacienti për secilën nga disiplinat, është pikërisht kjo që e bën Zen House edhe më unike.

Zen House, një klinikë që trajton shëndetin dhe përsos estetiken, një klinikë që ndërthur terapitë nga kontakti me duar deri te teknologjitë me inovative që janë risi në Shqipëri..

Çdo gjë merr kuptim nga ku logoja e Zen House është frymëzuar, nga simboli i rrethit Enso, i quajtur ndryshe rrethi i jetës me tërësinë e mesazheve që mbart, atë të forcës, elegancës, gjendjes shpirtërore e mendore.

“Trupat tanë janë vepra arti, por bukuria e tyre duhet ruajtur”, një mesazh i vyer ky nga Zen House..

 

 

 

A post shared by Zen House Medical Therapy (@zenhouse.al)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF