Ylli i popit Britney Spears u martua me partnerin e saj Sam Asghari mbrëmjen e kësaj të enjte.
Ata organizuan një martesë madhështore, ku morën pjesë një grup i zgjedhur miqsh dhe familjarësh, duke përfshirë artistë si Madonna, Drew Barrymore, Selena Gomez dhe Paris Hilton.
Dasma e shumëpritur u zhvillua në rezidencën e këngëtares 40-vjeçare prej 7 milionë dollarësh në Los Anxhelos. Spears ishte mishërimi i elegancës së nusërisë teksa kishte zgjedhur për këtë ditë të shënuar një fustan të personalizuar Versace.
Më pas Britney hoqi fustanin e saj të nusërisë, duke veshur veshje të ndryshme gjatë gjithë natës, duke përfshirë një minifustan të kuq me figura, një dizajn të kuq me mëngë të gjata dhe një xhaketë shumë të shkurtër smoking Versace, nën të cilën mund të shiheshin bikinit rozë.
Në momentin që kishte veshur fustanin e kuq bodycon, ajo rikrijoi puthjen e saj ikonike të VMA-s të vitit 2003 me shoqen e vjetër dhe të ftuarën e dasmës Madonna.





Zen House/ Rino trupin dhe shpirtin!







Kim Kardashian flet për humbjen e saj në peshë!


Horoskopi ditor, e diel 5 qershor 2022!





