Këngëtarja e njohur Perrie Edwards dhe futbollisti Alex Oxlade Chamberlain e kanë çuar në një nivel tjetër dashurinë e tyre disavjeçare.
Me më shumë se 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Edward ka ndarë foto nga propozimi i ëmbël i partnerit të saj, Alex, i ulur në gjunjë duke i propozuar.
“Mbrëmë dashuria e jetës sime u ul në gjunjë duke më propozuar dhe unë thashë… “Po!”, ka shkruar ajo.
Ylli i popit dukej e befasuar nga surpriza e futbollistit me unazën e diamantit në dorë. Rikujtojmë, se 28-vjeçarja dhe futbollisti i Liverpoolit janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa në gusht të vitit të kaluar, çifti mirëpriti djalin e tyre, Axel.





Stil Jetese
10 gjërat kult që do t`i shihni kudo këtë verë!






Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 12 qershor 2022






Stil Jetese
Zen House/ Rino trupin dhe shpirtin!


