“Ylli pa emër”  premierë në Shkup; komedia romantike që flet për vetminë dhe dashurinë!

Komedia romantike “Ylli pa emër” i autorit të njohur rumun Mihael Sebastian ka premierën në teatrin Shqiptar në Shkup. Kjo pjesë e famshme, e vënë në skenën e shumë teatrove, rikthehet me regji të Hervin Culit, që numëron mbi 50 vënie në skenë përfshirë “Kopracin”  e Molierit, “Xhaxha Vanjën” e “Tri motrat” nga Cehovi, “Pas vdekjes nga Cajupi”.

Vepra nga Mihail Sebastian me përkthim të Gjergj Vlashit,  ka për skenografe Berina Kokonën, ndërsa aty interpretojnë Arben Rasimi, Sara Bajrami, Teuta Ajdini Jegeni, Muzbajdin Qamili, Genci Miroz, Abelin Alimi, Mentor Kurti, Sabina Memishi, Rrahim Ramadani, Hetem Etemi. Kostumet janë krijuar nga Edlira Qyshka.

Ngjarjet e kësaj vepre të autorit të njohur rumun vendosen në një provincë të vendit të tij, dhe trajtojnë temën e vetmisë së njeriut, që si rrugë shpëtimi nga gjendja që e ka kapluar, gjen dashurinë. Një mësues fshati, që është dhe astronom, ndihmon një grua të ukur që zbret në stacionin e trenit të zonës, dhe ngadalë afron bashkë. Ajo mrekullohet kur ai i tregon për yjet gjëra nuk iI kishte dëgjuar ndonjëherë; të dy të vetmuar, gjejnë njëri-tjetrin por jo përgjithmonë. Megjithatë mesazhi është se edhe dozat më të vogla të dashurisë, e bëjnë jetën aq të bukur sa ia vlen përherë të jetohet.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article