“Kur dështakët bëjnë diss…”, Tayna fshin Dafinën nga kënga, rindizet konflikti mes këngëtareve!

Gati dy vite më parë erdhën me një bashkëpunim hit, por tani Tayna dhe Dafina Zeqiri nuk e durojnë njëra-tjetrën. Tayna e rindezi konfliktin mes tyre me gjestin e saj të fundit.

Në një koncert të këtyre kohëve, ajo ndryshoi emrin e bashkëpunimit të tyre i ka hequr emrin e Dafinës. Në një video të bërë virale në TikTok, thoshte: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i Taynës ndërkohë që kënga origjinale është “Kërkush mo, veç Tayna e Dafina”.

Menjëherë kanë shpërthyer më ofendime fansat e Dafinës, ndërsa Tayna vetë nuk ka bërë asnjë reagim.

Pas bashkëpunimit në 2019-tën, disa muaj më vonë u vu re se ato nuk e mbështesnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, e në 2020-tën nuk ndiqeshin më në Instagram. Në njërin prej statuseve fshikulluese që pasuan që të dyja palët, Dafina shkruante: “Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article