Duke filluar nga viti 2023, shtetasit e mbi 60 vendeve do të kenë nevojë për një autorizim elektronik udhëtimi për të vizituar pjesën më të madhe të Evropës.
Udhëtarët në çdo vend të zonës Shengen do të duhet të regjistrohen në Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). ETIAS do të jetë i ngjashëm me Sistemin Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) i përdorur tashmë në Shtetet e Bashkuara.
Procesi do të përfshijë një aplikim të shpejtë në internet dhe një pagesë prej 7,00 €. Sipas Komisionit Evropian, ETIAS nuk është njësoj si një vizë, është më e shpejtë, merret në internet dhe nuk kërkon informacion biometrik.
Udhëtarët brenda vendeve të BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok, duke i lejuar ata të kalojnë sa kohë që duan në shumë vende. Por për të gjithë të tjerët që hyjnë në bllok nga një vend që më parë nuk kërkonte vizë, ETIAS do të jetë i detyrueshëm. Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të cilat humbën lirinë e lëvizjes pas Brexit. Asgjë nuk ndryshon për ata që më parë kishin nevojë për vizë.
Kostoja: 7 € për ata të moshës nga 18 deri në 70 vjeç. Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do të jenë në gjendje të aplikojnë falas. Në krahasim, SHBA tarifon 21 dollarë për një autorizim ESTA.


JLo del me pizhame dhe sandale me “super” taka!












10 gjërat kult që do t`i shihni kudo këtë verë!





