KreuStil Jetese

“Më rrahu zemra fort”, Përlotet Ilir Shaqiri, rrëfen bisedën me të bijën: Për herë të parë Emily më tregoi se..

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar së fundmi në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera foli edhe marrëdhënien e ngushtë që ai ka me vajzën e tij Emilyn.

Ai u përlot teksa Emily me anë të një videomesazhi i shprehu dashurinë e madhe që ajo ndjen për të dhe e falënderoi publikisht për dasmën surprizë që balerini organizoi.

“E adhuroj vajzën time”, tha Iliri, teksa rrëfeu edhe një bisedë që kishte zhvilluar së fundmi me të bijën. Ai tha se Emily për herë të parë i kishte treguar se pëlqen një djalë. “Teksa drekonim më tha dua të të them një gjë. Më rrahu zemra fort. Më tregoi se pëlqen një djalë, kjo ishte hera e parë që e bën një gjë të tillë”, tha balerini duke ndarë emocionet dhe ndjesitë që kishte përjetuar.

Iliri më tej shtoi se për gati 10 minuta nuk kishte folur me të bijën, por më pas e kishte pyetur dhe kishte mësuar se djali që ajo pëlqen është aktor dhe e ka njohur nëpërmjet një shoqeje.

Balerini i njohur me sinqeritet rrëfeu vështirësinë me të cilën përballet një prind në momente të tilla, që edhe dëshiron që fëmija i vet t’i tregojë, por nga ana tjetër e ka edhe paksa të vështirë ta pranojë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF