Më i lumtur se kurrë, aktori i famshëm, baba për herë të parë!

Aktori i famshëm  holliduvian Tom Hiddleston dhe e fejuara e tij, Zawe Ashton, janë në pritje të fëmijës së tyre të pare. Lajmin e pohon Page Six, që citon një burim pranë ciftit të konfirmojë atë që në fakt, shihej “dhe me sy të lirë:  se Ashton është shtatzënë. Aktorja u shfaq, me një fustan të gjerë e forma të rrumbullakosura në premierën e filmit të saj të ri, “Mr. Malcolm’s List”, në New York.

Ashton – e cila interpreton Julia Thistlewaite në dramën e bazuar mbi romanin me të njëjtin emër – shkëlqeu në tapetin e kuq me fustanin e zbukuruar me rruaza e temina nën pjesën e gjoksit.

Tom vetë nuk ishte i pranishëm në premierë, teksa partnerja e tij iu bashkua yjeve të tjerë Freida Pinto, Sope Dirisu, Theo James dhe Sianad Gregory, si dhe regjisorja Emma Holly Jones.

“Jam shumë i lumtur,” tha Hiddlestone për Los Angeles Time më 14 qershor, tre muaj pasi ish-bashkë yjet e “Betrayal” ndezën thashethemet e fejesës në BAFTA Aëards 2022. Në atë kohë, aktorja u fotografua me një unazë diamanti në gisht.

Dyshja më parë kishte preferuar të heshtë për statusin e marrëdhënies së tyre, më vonë konfirmuan se ishin fejuar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article