12.5 C
Tirana
E diel, 26 Mars, 2023
spot_img

Gjithmonë të rinj me doktorin e yjeve turq!

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit. Sytë shprehin gëzimin, gjallërinë dhe dashurinë, ndaj ne duhet të përpiqemi që t’i mbajmë ata të shëndetshëm dhe të rinj. Zona përreth syve është fokusi kryesor i fytyrës së çdokujt e për këtë arsye një sy i kuruar na bën jo vetëm të dukemi dhe ndjehemi më mirë, por na bën të shohim më mirë drejt së ardhmes. Por cila është mënyra për ta mbajtur këtë zonë të kuruar dhe për t’u dukur gjithmonë të rinj?

Fatmirësisht, përgjigjja është shumë e thjeshtë: Opr. Dr. Iskender Alkin Solmaz dhe klinika e syrit “See Well”.

I njohur ndryshe si doktori i të famshmëve, ai është mjeku më i njohur në Turqi për ndërhyrjet okulofaciale dhe një ndër oftamologët më të mirë në të gjithë Europën. I diplomuar në vitin 2003 në Universitetin e Marmarasë dhe i specializuar në rrjetin spitalor Sisli Etfal, Op. Dr. Solmaz ka qenë i përfshirë në më shumë se 25.000 ndërhyrje kirurgjikale dhe në një numër të jashtëzakonshëm aplikimesh okuloplastike. Aktualisht drejton klinikën REVO, që është klinika e parë në Turqi tërësisht dedikuar estetikës së fytyrës dhe asaj të konturit të syve.

Por cila është lidhja e Op. Dr. Solmaz me Shqipërinë dhe klinikën “See Well”?

Jo të gjithë e dinë se klinika “REVO” në Stamboll dhe klinika “See Well” në Tiranë janë pjesë e rrjetit spitalor të syve “Gozakademi”, ose ndryshe akademisë së syrit, një rrjet spitalor turk tërësisht dedikuar shëndetit të syve dhe kurimit permanent të patologjive nëpërmjet trajtimeve medikale dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Çdo muaj, Op. Dr. Solmaz vjen në Shqipëri ku kujdeset për një numër të madh pacientësh që kanë zgjedhur të kenë një pamje të re dhe të shëndetshme apo të eleminojnë problematikat si levator ptosis (rënia e qepallave), blefaroplastia (lëkura e tepërt në qepallat e syve), bllokimi i kanalit të lotit, qeset poshtë syve, shalazion, trauma dhe tumore orbitale dhe të qepallave, fraktura orbitale dhe ektropion/entropion.

Op. Dr. Solmaz nuk është një “doktor plastik” si shumëkush mund të mendojë. Ai arrin të bëjë ndërhyrje jashtëzakonisht të vështira siç është ajo e tumorit orbital, e rrallë mes kirurgëve të syrit më të mirë në të gjithë Europën. Padyshim ndër të paktët mjekë në botë që arrin të kryejë zëvendësimin e syrit të humbur nga tumori me protezë duke garantuar një pamje estetike të kënaqshme për pacientin.

Ndërsa ndërhyrja e tumorit orbital është e vështirë dhe zgjat në kohë, ndërhyrjet okulofaciale janë më të thjeshta dhe pacientët i kthehen jetës normale që në ditën e parë pas ndërhyrjes duke patur rezultate të shkëlqyera e permanente. Ndërhyrjet okuloplastike nuk kryhen vetëm për estetikë, por edhe për të përmirësuar shikimin ku me kalimin e viteve pozicionimi i lëkurës përreth syve bëhet pengesë në shikimin e pacientit.

 

Tek mjeku Op. Dr. Solmaz ju nuk do të gjeni jo vetëm mjekun më të mirë të llojit të tij, por dhe një intelektual që njeh bukurinë dhe arrin të realizojë përveç mjekësisë edhe art me sytë tuaj. Pacientët e tij dhe fama e tyre është CV-ja më e mirë për një mjek që kërkohet në të gjithë Europën dhe që shpeshherë viziton shtete të ndryshme për të folur në trajnime e konferenca.

Është një mundësi e mirë dhe fat i madh për të gjithë shqiptarët pasja e mundësisë së kurimit të patologjive të tyre nga ekspertë të padiskutueshëm të fushës, sjellë nga klinika e syrit “See Well”, një ndër të paktat klinika në vend që nuk synon të ketë klientë por synon të ketë pacientë, nuk synon të shesë syze por synon të shërojë definitivisht sytë tuaj. 

Tashmë me “See Well” dhe mjekun Iskender Alkin Solmaz kujdesi ndaj syve është kënaqësi dhe çdo ditë ne mund të dukemi versioni më i mirë i vetes sonë.

Botuar ne BORDO, qershor 2022!

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit