U ndanë sapo u bënë prindër, mësohet arsyeja e krisjes mes ciftit të njohur!

Ish-e dashura e Jason Derulos, Jena Frumes, ka akuzuar këngëtarin se e ka tradhetuar vazhdimisht gjatë lidhjes së tyre. Modelja 28 vjeçare postoi një selfie në pasqyrë, ku shfaqej me bikini. “Ti je e bukur, ke vlera dhe je e pazëvendësueshme. Mos e harroni këtë”, shkroi ajo.

““Ne dikur aspironim të martoheshim, por ndoshta është më mirë të jesh beqare sesa të jesh në një lidhje dhe vazhdimisht të mos respektohesh, të mashtrohesh.”, thoshte ajo mes të tjerash.

Jena, thote Express, ndau një deklaratë më të gjatë në Instagram Story, duke u thënë 4.8 milionë ndjekësve të saj se “askush nuk aspiron të jetë një nënë beqare”. Frumes, i cili ndan djalin 1-vjeçar me Derulon, nënkuptoi se arsyeja e ndarjes ka qenë pikërisht tradhetia.

“Nëse një burrë dëshiron një vajzë të ndryshme çdo javë mbi familjen e tij … Unë nuk mund ta ndaj një të dashur që e dua me gjithë zemër”, ishte komenti i saj duke zbuluar keshtu tradhetinë e këngëtarit, me te cilin u ndane pak pas lindjes se femijes.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article