Prej disa kohësh Greta Koçi po jeton një histori të bukur dashurie, ndonëse identitetin dhe portretin e bashkëshortit ajo ka preferuar ta mbajë anonim. Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur të jetojë në Austri vend edhe ku është njohur me bashkëshortin. Njësoj si marrëdhënia e dashurisë të cilën Greta e mban vetëm për vetë, edhe dedikimet apo rrëfimet rreth personit që i ka vjedhur zemrën artistja i ka të rralla.
“Më pëlqejnë të gjitha. Burrin e ka shumë, shumë të mirë,”-degjohet në sfond në videon e këngëtares.
Edhe pse në nota humori, Greta shfaqi anën e saj romantike të cilën e tregon rrallë.



















