Një foto e postuar në instagramin e Sara Hoxhës teksa shihej reperi Ledri Vulaj duke marrë serum, shqetësoi fansat e artistit.
Ndonësë Sara nuk kishte dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të partnerit të saj, të gjithë kanë dashur të dinë se pse ka përfunduar Ledri në spital.
“Gazeta Express” raporton se reperi Ledri Vula nuk ka patur ndonjë problem të madh shëndetësor.
“Ai ka marrë disa vitamina pasi ka një mori koncertesh, diku te 70 brenda 50 ditëve. I duhen vitamina që të ketë shëndet të mirë dhe imunitet për të përballuar orarin e ngjeshur”, shkruan “Gazeta Express”



















