KreuArt

BORDO, korrik 2022/ Eventet janë rikthyer në kryeqytet!

Nga: Ilda Lumani

Më në fund kryeqytetit i janë rikthyer eventet, ngjarjet artistike dhe ky muaj që lamë pas ka pasur mjaft të tillë. E kemi nisur me kopertinën e BORDO, që këtë herë sjell DIVËN e muzikës shqiptare Manjola Nallbani, e cila i dha jetë projektit të saj Manjola N’Albani, në 21 qershor, në ditën ndërkombëtare të muzikës. Një natë e veçantë, ku muzika tradicionale, u ndërthur bukur me modën, duke bërë bashkë dy emra si Nallbanin me stilisten Enada At’Nikolla.

Ndërkaq, përsëri në fushën e modës, pas kaq e kaq vitesh heshtje pamë të rinj të talentuar nga gjithë vendet shqipfolëse, që u bashkuan në një garë, siç ishte ajo Muza Competition, një konkurs, që u drejtua nga Andriola Kambo, kryetare e Unionit të Bashkive dhe producentja dhe prezantuesja e mrekullueshme Rudina Magjistari. Juria prestigjioze e përbërë nga Afërdita Onuzi, Fadil Berisha, Emina Çunmulaj, Enada At’Nikolla, Helidon Haliti, Valdrin Sahiti dhe Adriana Matoshi, i dhanë edhe më shumë vlerë konkursit, që rikthehu sfilatat në vend.

Fentimans, pija më e preferuar e rinisë gjatë gjithë stinëve, celebroi nisjen e verës me eventin Secret Garden!
E gjithë kjo panoramë festive sjell optimizmin e jetës, dhe të bën të besosh edhe më shumë se jemi shumë larg nga vera që kaluam një vit më parë…
E teksa, korriku do të sjellë të tjera ngjarje kulturore dhe jo vetëm, në faqet e BORDO do të gjeni më shumë se kaq. Sugjerime që nisin nga veshjet tek bukuria e deri tek stili i jetesës, shtëpia apo opsione pushimesh për ata që do të duan freskinë e malit…

Dj Sardi në kopertinën e BORDO MEN, përveç një editoriali mjaft të bukur sjell dhe një bisedë personale për veten dhe djalin e tij.Në faqet e Artit jemi të lumtur të sjellim një nga virtuozët më të spikatur shqiptarë, suksesin e të cilit po e njeh gjithë bota, Elvin Hoxha Ganiyev!
Miq të BORDO, teksa pushoni këtë muaj jemi të bindur se me ne do të gjeni çdo gjë, që rrjeti nuk e ofron. Nuk pretendojmë ta sfidojmë, por paketa “e produkteve” tona është më cilësorja!
Lexim të këndshëm dhe verë të mbarë!

 

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF