Ndonëse siç thuhet çudia më e madhe zgjat tre ditë, mund të themi që historia Donald, Bora, Beatrix vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse kanw kaluar muaj. Së fundmi këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur për herë të parë në lidhje me rikthimin e Donaldit dhe Borës.
Gjatë pjesmarrjes në festivalin e klipit shqiptar në Uqin ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit OraVerore, ku u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.
“Ribashkimet e kujt”- pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: Psh po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”
“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa.
Këngëtarja e dashur për publikun Beatrix gjatë qëndrimit të saj në BBV krijoi një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, i cili në ato kohë kishte një situatë pak të “ngatërruar” pasi edhe pse ishte ndarë prej 8 muajsh me moderatoren Bora Zemani në javët e para të qëndrimit të shtëpi ai pati një takim me të, shkëmbyen puthje si dhe më vonë i dhuroi edhe një varëse. Pas daljes Donaldi u nda nga Triksa he flitet që është bashkuar me Borën



















