Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo dhe Ledioni shumë shpejt do të bekohen me fëmijën e tyre të tretë.
Sara gjatë kësaj kohe ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, por vetëm së fundmi ka ndarë foto me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar një foto ku shihet shumë e kuruar dhe padyshim vëmendjen e mori barku i rrumbullakosur.
Sara shfaqet e veshur me një fustan të zi e të ngushtë dhe duket me shumë klas. Kujtojmë se ajo është në pritje të një vajzë, pas dy djemve, London dhe Roman.



















