KreuCelebrity

Përse bëhen spekullime për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut?

Përse bëhen spekullime për gjendjen shëndetësore

Ipeshkvit të Augsburgut iu dëgjua zëri kohët e fundit. Të premten (01.07) Bertram Meier, ishte për vizitë tek Papa Françesku në Vatikan. Në fund të vizitës ai tha për agjencinë katolike të lajmeve (KNA) se nuk pa që 85 vjeçari të ishte i lodhur në detyrë. “Ai ishte në gjendje të mirë si nga fiziku ashtu edhe nga gjendja shpirtërore, kishte shumë humor dhe nuk ishte fare i lodhur.” Papa nuk përdori karriken e invalidit, por vetëm shkopin, thote DW. Por është një gjë kur një punonjës, në këtë rast Ipeshkvi, tregon për gjendjen shëndetësore të eprorit të tij. Në këtë rast nuk pritet ndonjë mendim i distancuar. Le të jetë Papa një nga klerikët më të mëdhenj dhe autoritetet më morale të botës, ai ndodhet në krye të një sistemi absolutist. Por, gjendja e tij shëndetësore është kthyer në temë prej një farë kohe. Të paktën që kur një vit më parë, më 4 korrik 2021, raportuesit e Vatikanit morën papritur njoftimin se Françesku është operuar në një klinikë, nën narkozë të plotë, në zorrë.

Kur iu pre oreksi i mirë

Atë ditë vere, Papa u lut paradite në dritaren e Pallatit apostolik para mijëra besimtarëve që ndodheshin në Sheshin e Shën Pjetrit, siç është zakon të dielë për të dielë. Në fund ai iu lut njerëzve duke thënë në gjuhën italiane “Non dimenticate di pregare per me” / “Mos harroni të luteni për mua “. Nuk u tha shprehja e zakonshme me të cilën italianët janë mësuar “buon pranzo” / “Ju bëftë mirë “, gjë që ishte e pazakontë.

Orë më vonë, një tweet i drejtorit të sallës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, tronditi korresponentët e mbledhur rreth Vatikanit, që quhen zakonisht “vaticanisti”, dhe besimtarët në gjithë botën. Në të ai informonte shkurtimisht për operacionin.

Bruni kërkonte që njerëzit të qetësoheshin, duke thënë se operacioni kishte qenë “i planifikuar”. Orë më vonë pasoi informacioni, që thoshte se Papa kishte reaguar mirë ndaj trajtimit. Operacioni kishte të bënte me një vend të infektuar në paretet e zorrëve. Megjithatë: Gazetarët aktualizuan nekrologjitë e përgatitura për kreun e kishës.

Mbas 11 ditësh Françesku u kthye në Vatikan. Gati dy muaj më vonë ai bëri të qartë në intervistën e tij të zakonshme, Plauder, se operacioni në zorrë duket të ketë qenë më serioz se sa u mendua fillimisht. “Një infermier më shpëtoi jetën,” tha për një stacion spanjoll, Papa që vjen nga Argjentina.

Një nga papët më të moshuar në histori

Po tani, një vit më vonë? Ka dy muaj që bota pa imazhet e Papës në karrigen e invalidit. Më 5 maj ai pati premierën. Arsyet e përmendura kanë të bëjnë me dhimbjet e gjurit. Mjekët ia kanë ndaluar të qëndrojë gjatë në këmbë ose të ecë, shpjegon Françesku. Sipas statistikave, ai është një nga dhjetë papët më të moshuar të historisë së kishës. Që prej marrjes së postit, Françesku njihet për sjelljen unkonvencionale. Gjatë konferencave të mëdha të Vatikanit, ai u pa shpesh të shkonte në këmbë në vendin e takimit, duke mbajtur në dorë një çantë të vjetër dokumentash. E ecura e tij u rëndua me kalimin e viteve. Kjo është pjesë e moshës së thyer.

Më 2023 Françesku shënon dhjetë vjet në detyrë

Dhjetë vjet në detyrë – Françesku mund ta festojë këtë në mars 2023. Atëherë ai do të ishte 86 vjeç. Megjithëse të gjithë zyrtarët hedhin poshtë me vendosmëri çdo lloj aludimi për dorëheqjen e tij, prej kohësh janë duke u bërë spekullime nëse Françesku është fizikisht në gjendje të mirë. Në fund të muajit gusht mund të bëhet njoftimi dhe dikur në vitin 2023 të ndodhte dorëheqja. Atëherë do kishim të bënim me një fund vere të nxehtë në Romë.Me këto spekulime u konfrontua edhe vetë Papa. Ditën e hënë (04.07), në një intervistë me agjencinë Reuters, ai i hodhi poshtë të gjitha spekullimet për dorëheqjen e tij. “Nuk më ka ardhur në mendje një gjë e tillë”, tha ai. Dhe shtoi: “Jo këto momente, këto monente jo. Vërtet.”Françesku, ka folur shpesh për qëndrimin e tij, sipas të cilit ai mund të japë dorëheqjen një ditë dhe të mos qëndrojë në detyrë gjithë jetën, nëse gjendja shëndetësore nuk i jep mundësi të drejtojë Kishën. Për pyetjen, se kur mund të ndodhë kjo, ai tha: “Nuk e dimë. Zoti do na e thotë.” Koha mund të ketë ardhur. Edhe koha për spekullime të reja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF