Është një prej aktorëve më të dashur të spektaklit të humorit Portokalli, që ka veshur me dhjetra role personazhesh, por përtej punës së tij si aktor publiku di pak ose aspak. Irgen Çela, i njohur me nofkën Xhoda ka zgjedhur të jetë tejet diskret sa i përket jetës private dhe në llogarinë e tij në instagram ai është kujdesur që të mos ekspozojë asgjë që s’ka të bëjë me punën.
Së fundmi në një event të organizaur nga çifti Ermal Mamaqi-Amarda Toska për të festuar 1 vjetorin e krijimit të brandit të kujdesit të lëkurës ‘Amisbeauty’ dyshja e famshme kishte ftuar miqtë më të ngushtë dhe ndër ta ishte edhe Xhoda i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Bordo ka siguruar një foto aktorit Çela me bashkëshorten Laurën, duke zbuluar kështu për herë të parë identitetin dhe portretin e gruas me të cilën karizmatiku i ekranit ndan jetën prej disa vitesh. Çifti u martua më 27 gusht 2017 dhe janë prindër të një djali.