Aktori Brian Austin Green dhe belarina Sharna Burgess kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Dyshja e famshme kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin pagëzuan me emrin Zane Ëalker. Lajmin e ëmbël e bëri publik vetë nëna e re, e cila nëpërmjet një postimi në instagram teksa duket dora e të voglit, ajo shkruan:
“Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë trupit tim”
Zane është fëmija i parë për balerinën Burgess dhe i pesti për aktorin Austin Green, i cili ka edhe katër fëmijë nga martesat e mëparshme; 3 me modelen Megan Fox dhe 1 fëmijë me Vanessa Marcil. Sakaq Fox që prej vitit 2020 po jeron një histori të bukur dashurie me reperin Machine Gun Kelly.