KreuCelebrity

“Ne u bëmë 1 vjec”, Eni Vasili feston ditëlindjen e vajzave binjake!

Nikol dhe Sofi mbushën sot 1 vjec, dhe Eni Vasili deshi ta ndante gëzimin me të gjithë. Në ditëlindjeve e vajzave të saj, gazetarja kishte organizuar një festë familjare, ndërsa përmes postimeve në rrjetet sociale tregoi momente e vecanta me to.

“Ne u bëmë 1”, ka shkruar ajo në krah të fotos së ëmbël ku shihet me dy vogëlushet e saj në krahë.

 

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Eni u bë nënë për herë të parë 6 korrikun e vitit të kaluar në moshën 46 vjecare.

Pavarësisht shtatzënisë, Eni nuk ndërpreu për asnjë moment punën e saj me “Open” duke moderuar emisionin deri në fund të sezonit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF