Pa shpenzuar shumë para, thjesht me ato pak gjëra që do të gjeni në shtëpi, ju mund të realizoni një dhuratë speciale për njeriun e zemrës. Abazhurin e dhomës së gjumit dekorojeni me fije të kuqe, shishet e birrës që pive mbrëmë, mbushi me karamele shumëngjyrëshe, ndërsa me tapat, krijoni një zemër për atë. Nëse ju ndodhet një qiri, dekorojeni me dantellë, ose gdhendni mbi të inicialet tuaja. Mbi filxhanin e tij të kafesë, lini një shënim me shkumës, mbushni një qese prej cope me ëmbëlsira, ndërsa në një kuti vendosni një album fotosh fizarmonikë. Të jeni të sigurtë, që ai/ajo do të surprizohet!
Shishe e mbushur me dashuri
Qiri me dantellë/Inicialet tuaja
Një zemër me tapa
Qese të ëmbla
Mesazh për atë
Llampadari i dhomës së gjumit
Album fizarmonikë



















