Në çantën e një zonje ajo që nuk mungon kurrë është një parfum. Ndër markat e shumta dhe ekskluzive, që Cryptic Parfumerie në Tiranë propozon, në një bisedë me drejtuesin e saj Elsonin, do përpiqem të bëj një guidë në atë çfarë mund të quhet si aroma e verës! Parfume, që kanë në thelb freskinë dhe shijen e bregut të detit…
Elson, çfarë sugjerimesh ka për këtë verë Cryptic Parfumerie?
Cryptic Parfumerie tashmë ka një shumëllojshmëri emrash dinjitozë, të cilët kanë gjetur ndjekësit fanatikë në vend. Por, meqë jemi në verë dhe për të gjithë ata që duan një aromë të freskët, apo edhe për ata që kanë nevojë për sugjerime, unë do t’ju rekomandoja Perris Monte Carlo. Kjo linjë ka nje gamë të gjerë fragrancash, por sot do të fokusohemi tek Italy Collection, një koleksion të tërë të fokusuar tek agrumet, pra është tipike për sezonin pranverë-verë.
Ky koleksion përbëhet nga 4 fragranca:
Bergamotto diCalabria, që është më florealja nga të gjitha, por është floreale me bazë agrumesh, ku hasim lulet e Bergamot.
Mandarino Di Sicilia vjen pak më e thatë, më e prerë, pasi është me përbërje të degës së madarinës.
Cedro di Diamante vjen në aroma më frutoze dhe Arancia di Sicilia vjen më e ngrohtë, ku në përbërje ka edhe kafe, çka të jep një grohtësi në nuhatje.
Ilda: Parfumet vijnë në formatin 100 ml?
Elsoni: Po, kemi versionin 100ml por ky koleksion vjen edhe në formatin 50ml, i cili është më i përshtatshëm dhe praktik edhe për udhëtimet.
Ilda: Do ju bëj disa pyetje që ju i hasni shpesh dhe ngjajnë pak klishe, por gjithmonë është mirë të rifreskojmë vëmendjen për gjërat që janë të rëndësishme. Parfumi duhet hedhur në lëkurë apo në rroba?
Elsoni: Duke qenë se ne në Perëndim përdorim parfumet me alkool këshillohet të hidhen në veshje. Parfumi duhet hedhur në një distancë të paktën 30-40 cm nga momenti i sprucimit deri te rroba. Ndërkohë versioni vajor siç përdoret në zonat e Lindjes, detyrimisht ato duhet të hapen në lëkurë. Fanatik i idesë që parfumet duhet të hidhen në rroba ka qenë Karl Lagerfeld, sipas tij parfumi është më lehtësisht i perceptueshëm kur ka një distancë nga lëkura.
Ilda: Sa herë duhet të hedhim parfum në ditë?
Elson: Është diçka personale, ka individë që e duan aromën më të fortë, më intense, ka të tjerë që janë më të tkurrur në sasinë e volumit që hedhin, por të paktën duhet të hidhet 4-5 sprucime, një numër ky relativisht i rekomandueshëm. Patjetër që duhet ta hedhësh në mëngjes, por në varësi të aktivitetit gjatë ditës është mirë të hidhet edhe përpara darkës.
Ilda: Është një paragjykim, dilemë se a duhet të ndihet aroma e parfumit kur një zonjë apo zotëri kalon në rrugë?
Elson: Edhe kjo në fakt është shumë personale, në atë çfarë personi do të transmetojë me anë të parfumit, që në përzgjedhjen e parfumit kuptohet perceptimi i llojit të aromës, apo koleksionit në tërësi. Është një koleksion, i cili është i perceptuar të ketë shumë silazh, volum ose e kundërta mund të jetë një koleksion që është perceptuar për një përhapje më personale, varet çfarë do individi për të përzgjedhur.
Ilda: Po koleksioni Italy Collection nga Perris Monte Carlo cfarë volumi ka në përhapje?
Elson: Koleksioni ka një silazh mesatar jo të ekzagjeruar, normalisht është një koleksion i perceptuar për sezonin e verës. Duke qenë i tillë aromat janë pak më fresh, më të ajrosura, më elegante!
Perris Monte Carlo – Italy Collection
Botuar ne BORDO ,korrik 2022



















