KreuArt

Guxo si Victoria Beckham !

Posh Spice, ose e njohur me emrin Victoria Beckham ka krijuar prej vitesh një reputacion të fortë për stilin e saj vrasës. Nga ditët e saj me grupin Spice Girls deri sot si manjate e modës, ajo ka treguar se stili i saj vlen. Ajo i bëri gratë të besojnë se pavarësisht nëse janë duke shkuar në zyrë ose në një mbrëmje, stili duhet të jetë si një sfilatë mode.

 

Golfi i gjyshes 

Ju mund të kaloni midis stinëve duke mbajtur një golf të madh.

Pavarësisht nëse jeni duke ecur rrugës apo do të darkoni me miqtë, një triko me golf, nga ato që na bënin dikur gjyshet janë gjithmonë IN. Victoria i kombinoi trikot me pantallona dhe taka të larta, qofshin ato çizme ose këpucë.

Jumpsuits

Kush tha që kominoshet nuk janë femërore? Zonja Beckham guxoi duke sugjeruar modelet jumpsuit të cilat theksojnë belin me një rrip të trashë duke nxjerrë në pah gjatësinë e këmbëve, madje duke i kombinuar edhe me taka stileto.

Asimetrike

Ajo ishte ndër stilistet që shkeli rregullin: mos vishni një fustan asimetrik! Edhe për një event gjysmë formal, ajo sugjeroi veshje asimetrike, duke mbajtur taka klasike dhe flokët me topuz, një siluetë e cila duket se spikat gjithmonë mbi të tjerët.

Kostumet

Kostumet e Victoria Beckham ishin një deklaratë e guximshme për stilin e çdo gruaje. Ajo që e bëri unike ishin ngjyrat e gjalla, si e kuqja, livando ose jeshile, të cilat të kombinuara me një këmishë të bardhë bëjnë kontrast dhe shtojnë feminitetin.

Kudo me çizme

Filozofia e saj është: Ndjehu si një vepër arti! Nuk ka rëndësi nëse zgjidhni një fund apo fustan të gjatë mbi kyçin e këmbës apo të shkurtër, për një pamje elegante pa mundim, duhet gjithmonë të shtoni një palë çizme deri tek gjuri.

Botuar ne BORDO, korrok 2022!

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF