KreuArt

Leonardo Di Caprio ‘i përgjigjet’ Ramës: Shqipëria është pranë shpalljes së…

Leonardo Di Caprio ‘i përgjigjet’ Ramës: Shqipëria

Aktori Hollywood-ian, Leonardo di Caprio  është kthyer në një nga aktivistët më fanatik për mbrojtjen e bukurive natyrore, edhe ato shqiptare. Së fundmi ai i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke shkruar se është arritur qëllimi i kauzës për të mbrojtur lumin Vjosa. Di Caprio ka publikuar një video ekologjike teksa shkruan se “Qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar.

 

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

“Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Europë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Leonardo di Caprio.

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë nuk i kurseu ironitë ndaj atyre që protestuan kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa dhe shpalljes së lumit, Park Kombëtar. Rama i kërkoi DiCaprios që të reagonte për këtë lajm të mirë e cila shpëton lumin Vjosa nga çdo abuzim mjedisor.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF