Sot është një ditë e vecantë për Dj Dagz sepse feston ditëlindjen e tij të 30-të dhe vecantinë e kësaj ditë e shtoi edhe më shumë e dashura e tij Einxhel Shkira. Ajo i ka kushtuar një urim shumë romantik në rrjetin social instagram duke e shoqëruar me momentet më të bukura të lidhjes së tyre në Big Brother Vip .
Einxhel ka treguar si rrallëherë anën e saj romantike në urimin dedikuar Dagz.
‘’Për banorin tim të preferuar në gjithë Universin: Ndoshta të gjithë e dinë historinë tonë…por sërish nuk dinë mjaftushëm! Ndoshta kam dështuar ta shpreh dashurinë aq bukur sa ti por nuk kam dështuar në atë që ndjej…Për herë të parë ndjej komplotin e perëndive që unë të jem me ty e ti me mua, ndjej që si sot 30 vite më parë ke ardh në këtë botë për t’më ndryshuar jetën. Ndjej që kam humbur shumë lumturi në vitet e jetës pa ty por e di që do e kompesojmë Kaq pak kohë dhe sërisht më duket sikur të njoh prej me shumë se një jetë…e sërish mendoj që me kishe munguar aq shumë,e sërish më merr malli për ty aq shumë ccdo sekond që s’të kam diku vërdall tët torturoj S’të premtoj dot që s’do ketë ditë që do të dukem një makth por të premtoj se cdo dië do mundohem të jem ëndrra jote më e bukur…do mundohem që vitet ne vijim ëndrrat e tua të bëhen realitet (dhe s’është që s’i kam bërë realitet deri tani n’ja dy prej tyre. Uroj të jesh gjthmonë i lumtur,uroj të lumturojmë bashkë me cfare Zoti na dhuroi, uroj te arrish yjet me dy duar,uroj të kesh jetën e gjatë sepse unë skam ndërmend të jetoj pak,dhe s’kam ndërmend të jetoj asnjë ditë me pa ty! Gëzuar ditëlindjen @dj_dagz “- ka shruar Einxhel



















