KreuArt

Surprizë mamit në emision, nihuni me heroin e Alketa Vejsiut

Alketa Vejsiu është surprizuar nga djali i saj pak para startimit të emisionit të natës finale  ‘’Në Kurthin e Piter Pan’’
Alketa e ka ndarë si rrallë herë këtë momënt me ndjekësit e saj në instagram por sërish ajo nuk e ka zbulluar portretin e të birit.

“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, burri më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani. Të dua,”-shkruan Alketa krahas fotos

Moderatorja më e suksesshme në shqipëri Alketa Vejsiu, e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën e saj private dhe familjare. Ajo nuk i ka publikuar asnjëherë me fytyrë fëmijët e saj, pavarësisht se është e martuar prej 17 vitesh.

Alketa ka dy fëmijë, djalin Lionel dhe vajzën Nicole.  Edhe me Nicole jemi njohur vetëm pak muaj më parë, kur ajo  vendosi të hapë profilin e saj në Instagram dhe mori gjithë vëmendjen e mundshme me ngjashmërinë me të ëmën..

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF