Një nga figurat më të dashura të ekranit Valbona Selimllari ishte e ftuar mbrëmë në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku i surprizoi të gjithë me pasionin që kishte për pikturën duke e kthyer studion në një miniekspozitë me pikturat e saj.
Gati një jetë në skenën e spektakleve, të gjithë e kishim njohur Valbonën si ish-miss,aktiviste, moderatore, producente por nuk kishim njohur natyrën e saj si artiste dhe artin e saj që padyshim ishte mbresëlënës. Pakkush mund ta dinte që e gjithë shtëpia e saj është e mbushur me këto piktura që ajo vetë ka bërë gjatë viteve dhe po ashtu janë edhe në shumë shtëpi të njerëzve të saj të dashur të cilëve ajo ua ka dhuruar.
Gjatë spektaklit Valbona u surprizua nga e vogla e saj Vivian e cila së bashku me fëmijët e tjerë të ‘’Piter Pan’’ kishte disa pyetje drejtuar mamasë së saj.
Mes shumë pyetjeve, Vivien i kërkoi Valbonës: A mund të bëhem unë Miss kur të rritem?
“Ne e kemi diskutuar të dyja këtë. Unë i kam thënë diçka shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me njeriun që je. Nëse nuk je e bukur brenda, nuk ka vlerë një kurorë Miss-i. Ka shumë këshilla që i jap Vivienit, por mendoj se duhet të jetë Miss nga brenda, kjo është shumë e rëndësishme”.- tha Valbona
Ndër të tjera Vivian kishte edhe këtë pyetje pikante që përfshinin e dhe vëllezërit.
Cili është gëzimi dhe shqetësimi më i madh që të kemi sjellë?” ishte pyetja e saj.
“Gëzimin s’ka nevojë ta them, je ti vetë…”, – ia ktheu ajo, ndërsa për shqetësimin, tha se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me fëmijët sa herë që atyre u ndodh diçka: “Kam një marrëdhënie shumë interesante me shqetësimet. Kur fëmijët sëmuren ose vriten dhe u del pak gjak, unë qesh. Nuk qesh sepse nuk jam e shqetësuar, por e bëj, sepse nuk dua që ata të tremben. Ndodhi një herë kur Vivien u rrëzua dhe u vra pak, unë i thashë s’ka gjë, do kalojë, por ajo më tha “ti nuk shqetësohesh fare, nuk mërzitesh”. Unë i thashë po si nuk mërzitem mama, po ja një gjë e vogël është dhe do kalojë”. Në përgjithësi, i kaloj me qetësi të tilla situata”.



















