Na ndodh të gjithëve që pas plazhit të dalim për një shëtitje të shkurtër apo për të kosumuar diçka me bikini por nëse do të jeni në Itali dhe përkatësisht në qytezën turistike Sorrento këtë nuk do ta bëni, ose do ju duhet të paguani 500 euro gjobë.
Sorrento, qyteza turistike italiane, do të gjobisë të gjithë personat që do të lëvizin në rrugët e qytetit me bikini.
Kryetari i bashkisë, Massimo Coppola, tha se turistët me bikini po shqetësojnë banorët vendas dhe shtoi se tani ata do të gjobiten deri në 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull.
Kryetari i bashkisë së qytetit piktoresk bregdetar pranë Napolit u shpreh se kohët e fundit ka shumë njerëz që demonstrojnë sjellje të pahijshme në publik. Coppola shtoi se kjo sjellje mund të dëmtojë imazhin e qytetit.



















