
Elon Musk në një mënyrë konfirmoi se mirëpriti fshehurazi binjakët me Shivon Zilis duke postuar në Twitter një shkrim ku shprehej se se ai po bënte më të mirën e tij për të ndihmuar në popullimin e tokës.
“Duke bërë çmos për të ndihmuar krizën e nënpopullimit. Rënia e nivelit të lindjeve është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi,” shkroi ai .
Themeluesi i Tesla-s, i cili tani është baba i 10 fëmijëve, shtoi gjithashtu urimet e tij për ata me familje të mëdha dhe shpresoi që edhe të tjerët të zgjeronin familjet e tyre.
Dokumentet e siguruara nga’Page Six’, treguan se Musk zgjeroi familjen e tij me Zilis, një nga drejtuesit e tij më të lartë, në nëntor 2021.
Gazeta raportoi se Musk dhe Zilis paraqitën një peticion për të ndryshuar emrat e binjakëve në mënyrë që “të kenë mbiemrin e babait të tyre dhe të përmbajnë mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit të mesëm”.
Urdhri thuhet se u miratua nga një gjykatës në Austin, Teksas, në maj, megjithëse emrat e fëmijëve mbeten të panjohur.
Binjakët thuhet se kanë lindur vetëm disa javë para se Elon dhe muzikantja Grimes të mirëpritnin fëmijën e tyre të dytë, një vajzë të quajtur Exa Dark Sideræl, nëpërmjet një surrogate në dhjetor 2021. Ata kanë gjithashtu djalin 2-vjeçar X Æ A-Xii.
CEO i Tesla ka dhe pesë fëmijë të tjerë me ish gruan Justine Wilson : Griffin, Vivian Jenna, Kai, Saxon dhe Damian.



















