KreuArt

“Punova shumë si stripiste”, Cardi B rikujton kohën kur ish-i dashuri i vodhi 20 mijë dollarë

“Punova shumë si stripiste”, Cardi B rikujton kohën kur

Është një ndër këngëtaret që ka bërë më shumë zhurmë me historitë e saj. Reperja e famshme Cardi B së fundmi ka bërë një deklaratë e cila thotë se akoma është e traumatizuar kur kujton se një ish i dashuri i saj i vodhi dhjetëra mijëra dollarë gjatë ditëve të saj si striptiste.

“Kur isha 20 vjeç, e thoja kaq shumë shprehjen: Unë jam 20 vjeç dhe kam 20 mijë dollarë. Edhe kjo më bënte të ndihesha krenare sepse punova shumë. Por një ditë numërova paratë dhe kuptova se më kishin mbetur vetëm 1000 dollarë. Ai mori paratë e mia dhe nuk u përgjigj në telefon për tërë ditën, kur telefonova për të pyetur për këtë”, tha 29-vjeçarja, në podcastin “Lip Service” të Angela Yee të martën.

Gjithashtu reperja shtoi se ish i dashuri i saj e ka pranuar përpara saj që ia kishte marrë ai paratë.

 “Po, i mora paratë sepse jam në Kaliforni”, citoi reperja të ketë thënë ish i dashuri i saj, raporton complex.com.

Ajo pranoi gjatë intervistës se kishte bërë seks në publik me bashkëshortin e saj reper, Offset. Kujtojmë që dyshja u martuan fshehurazi në shtator 2017.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF