Elton Ilirjanin do ta shohim si model në pasarelat e javës së modës në New York.
Këtë radhë Eltoni është i përzgjedhuri i 3 shtëpive të modës Amerikane, Italiane dhe Tajlandeze.
Elton Ilirjanin e kemi parë edhe vitet e kaluara në sfilatat ‘street Style’ por këtë shtator ai do jetë në pasarelë dhe nga informacionet, do të hapë dhe do do të mbyllë sfilatën për 2 kompani serioze.
Madje, Eltoni për një kompani mode do jetë në një xhirim maratone ditor deri në skenë. Këtë lajm Eltoni e ka ndarë edhe në rrjetin social Instagram Ku ka shprehur emocionet e tij dhe shkruan se dëshiron fat dhe kontroll emocionesh nga frikërat e kuptueshme për herën e parë në një sfilatë profesionale. Kujtojmë se biznesmeni është 42 vjeçar dhe përkushtimi dhe arritja e kësaj mundësie është për t’u duartrokitur.



















